Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 37 kryengritës në Homs, thonë mediet shtetërore


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Siria thonë se forcat e regjimit të Bashar al-Assad kanë vrarë dhjetëra kryengritës të cilët po luftonin për të thyer shtetrrethimin qeveritar në qytetin Homs.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA shkruan se të paktën 37 kryengritës janë vrarë gjatë luftimeve të sotme në Homs.

Në raport nuk thuhet nëse ka pasur viktima nga ana e forcave qeveritare.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se numri i të vdekurve është 45, dhe se të njëjtit janë vrarë gjatë luftimeve që u zhvilluan të mërkurën dhe të enjten.

Trupat qeveritare për muaj të tërë i mbajnë të rrethuara zonat që kontrollohen nga kryengritësit në Homs.

Në ndërkohë, në veri dhe lindje të Sirinë, raportohet për qindra të vdekur, për shkak të luftimeve ndërmjet të forcave islamiste të Al-Kaidas dhe kryengritësve të moderuar opozitar.
XS
SM
MD
LG