Ndërlidhjet

logo-print

Vala e shkatërrimit të busteve të Leninit në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Janë vandalizuar sot në Ukrainë edhe disa monumente të tjera të themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vlladimir Lenin, njofton policia ukrainase.

Forcat e rendit, në rajonin veri-lindor Poltava thanë të premten se bustit të Leninit në qytetin Mashivka i është këputur koka gjatë natës.

Edhe një statu tjetër e Leninit ka pësuar të njëjtin fat në fshatin Poberezhne, në rajonin jug-perëndimor Vinnytsya.

Në fillim të javës, permendorja e Leninit në Berdychiv është shkatërruar e tëra nga vandal të panjohur.

Javën e shkuar ndërkaq është raportuar edhe për rrëzimin e bustit të Leninit në qytetin Andriivo-Ivanivka në rajonin Odesa.

Statuja e parë e shkatërruar e Leninit ishte në Kiev, në fillim të muajit dhjetor.
XS
SM
MD
LG