Ndërlidhjet

Moska negocion me Teheranin naftën iraniane


Ilustrim
Ilustrim
Irani dhe Rusia po negociojnë një marrëveshje këmbimi të naftës për ushqim, i cili do t’i lejonte Teheranit që të rrit ndjeshëm eksportin e naftës, përkundër sanksioneve të perëndimit, shkruan Reuters.

Kjo agjenci e lajmeve citon tri burime ruse dhe iraniane të afërta me procesin negociator të kenë thënë se detajet finale të kësaj marrëveshjeje janë duke u përpunuar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, thuhet se Moska do të blente rreth 500,000 fuçi të naftës iraniane në ditë, në këmbim të produkteve dhe pajisjeve ruse.

Ende nuk është e qartë nëse marrëveshja do të zbatohet para arritjes së një marrëveshjeje finale bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ku edhe Rusia është anëtare e grupit.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kanë ulur përgjysmë eksportin e naftës iraniane.

Mirëpo, Rusia nuk ka asnjë lloj sanksionesh kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG