Ndërlidhjet

logo-print

Afrika Qendrore: Dorëhiqen presidenti e kryeministri


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti dhe kryeministri i Republikës Qendrore Afrikane dorëzohen para presionit të liderëve rajonal dhe kanë dhënë dorëheqje të premten, lajmëron agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Kryetari i përkohshëm Michel Djotodia dhe shefi i qeverisë në Bangui, Nicolas Tiangaye, u larguan nga postet e tyre pasi liderët rajonal debatuan dje në Chad rreth konfliktit të përshkallëzuar sektarian në Republikën Qendrore, dhe fajin ua lënë udhëheqësve.

Më se 500 mijë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, dhe qindra janë vrarë nga dhuna ndëretnike në këtë shtet.

Qeveria e Djotobias është duke bërë përpjekje që të kthej rendin dhe ligjin në këtë shtet të vogël të pasur me ari dhe diamante.
XS
SM
MD
LG