Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Djaloshi që shpëtoi shkollën nga sulmi vetëvrasës

  • RFE /RL

Fotografi e Atizaz Hasanit

Fotografi e Atizaz Hasanit

Policia në Pakistan ka udhëzuar autoritetet që t’i ndahet çmimi kryesor i nderit një adoleshenti, i cili në përpjekje për të ndalur një sulm vetëvrasës, humbi jetën.

Aitzaz Hassan është përballur me një sulmues vetëvrasës të hënën, më 6 janar, në oborrin e një shkolle, derisa sulmuesi po përpiqej të depërtonte brenda objektit në provincën Khyber Pakhtunkhëa të Pakistanit.

Hassani vdiq më vonë nga plagët, kur sulmuesi aktivizoi mjetin shpërthyes që kishte të ngjitur për trup. Askush tjetër nuk u lëndua në këtë incident.

Një grup ekstremist Sunnit, Lashkar-e-Jhangvi, ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, që në shënjestër kishte një rajon të dominuar Shi'it.

Mediat në Pakistan kanë bërë të ditur se djaloshi ishte në pozitë për të ndërhyrë, duke qenë se kishte arritur vonë në shkollë dhe ishte përballur me sulmuesin.

Qindra nxënës ishin në shkollë, në kohën e shpërthimit.

I ati i Hassanit, Mujahid Ali Bangash, është cituar në media të ketë thënë se ai ndjen krenari, jo trishtim, që i biri vdiq për të mirën e vendit të tij.

Mujtaba Hassan, vëllau më i madh i viktimës, i ka dhënë Radios Evropa e Lirë se i vëllai kishte bërë të ëmën e tij të qajë, por kishte kursyer lotët e shumë nënave të tjera…

"Jemi krenar për atë çfarë bëri vëllau ynë. Në shtëpinë tonë po vajtojmë, por kur dalim jashtë shtëpisë, njerëzit na ndalin në rrugë dhe na urojnë për të bëmat e vëllaut”.

Viktima ishte 18 vjeç dhe njihej se në bisedat me miqtë kishte folur se do të dëshironte të takonte një sulmues vetëvrasës dhe ta ndalonte atë…

"Ai ishte 18 vjeç. Kishte zakon të bisedonte me shokët se si do ta parandalonte një sulmues vetëvrasës. Dëshira e tij u realizua. Sulmuesi erdhi dhe ai e ndali. Dhe për këtë e dha jetën”.

Çmimi që policia pakistaneze ka rekomanduar i është thënë aktivistes adoleshente Malala Yousafzai, e cila u plagos rëndë gjatë një sulmi talebanësh në tetor të vitit 2012, në shenjë hakmarrjeje për punën e saj në promovimin e shkollimit për vajzat. (a.v.)
XS
SM
MD
LG