Ndërlidhjet

Holandezi akuzohet për abuzim me 400 fëmijë në internet


Ilustrim

Ilustrim

Një prokuror holandez ka ngritur sot aktakuzë kundër një 40 vjeçari nga Amsterdami për provokimin e 400 fëmijëve në akte seksuale përmes kamerave të internetit.

Rreth 56 viktima, shumica prej të cilëve mes moshës 12 dhe 14 vjeç, janë identifikuar deri më tani si viktima direkte, njoftoi zyra e prokurorit në Amsterdam.

Në njoftimin e dërguar medieve, organi i ndjekjes bënë të ditur se ka kërkuar informata shtesë nga autoritetet në Belgjikë, Spanjë dhe Shtete të Bashkuara që ta ndihmojnë në hetimet që kanë nisur kundër abuzuesit holandez.

I dyshuari, i cili u arrestua gjatë muajit korrik, është sjell të premten para gjykatës, dhe akuzohet për mashtrim pasi është prezantuar si vajzë në rrjete sociale.

Ai po ashtu u ka bërë presion djemve dhe vajzave të mitura që të zhvishen para kameras, apo edhe të kryejnë marrëdhënie seksuale online.

Prokuroria pandeh, se i dyshuari në disa raste edhe i ka kërcënuar viktimat e tij se do t’i bëjë publike xhirimet dhe fotografitë e tyre lakuriq.

Vitin e shkuar, është arrestuar edhe një holandez tjetër, i cili është akuzuar për abuzim me 300 vajza përmes internetit.
XS
SM
MD
LG