Ndërlidhjet

Vulin: Po bëjmë çmos për të gjetur kompromis


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot në Mitrovicë, se përfaqësuesit e qeverisë serbe dhe ata të veriut të Kosovës “janë duke bërë çmos për të gjetur një kompromis, në mënyrë që komunat në veri të Kosovës të fillojnë së funksionuari”.

"Vetëm ai që do jostabilitet politik në Kosovë do të ketë probleme me konstituimin e kuvendeve komuane, ai që nuk dëshiron që marrëveshja e Brukselit të zbatohet, që bashkësia e komunave serbe të formohet, vetëm ai do të mendojë vazhdimisht arsye të reja pse nuk duhet të ndodhë kjo gjë”, ka thënë Vulin.

Udhëheqësit e komunave serbe në veri të Kosovës kërkojnë që materiali për konstituimin e kuvendeve komunale të jetë neutral ndaj statusit, ndërkohë që Prishtina zyrtare insiston që procesi të zhvillohet në harmoni me ligjet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG