Ndërlidhjet

Çeku pret Kodhelin


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka falënderuar sot Tiranën zyrtare për kontributin e saj në forcimin e kësaj force, i cili trup sipas tij është institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Sipas një komunikate nga FSK-ja, ministri Çeku priti sot në zyrat e tij homologen shqiptare Mimi Kodheli me të cilën diskutoi për projektet “konkrete në të ardhmen”, por pa dhënë detaje të tjera.

Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kodheli falënderoi ministrin Çeku, dhe tha se ndan mendimin e njëjtë, për nivelin e bashkëpunimit midis FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Ne të dy palët do të gjemë rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit akoma më të lartë. Ne jemi këtu për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë dhe të SHBA-s, Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe FSK-në, drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG