Ndërlidhjet

Kodheli takon komandantin e KFOR-it


Prishtinë, 10 janar 2014.
Prishtinë, 10 janar 2014.
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka vizituar sot Shtabin e Përgjitshëm të KFOR-it dhe është takuar me komandantin e Forcave të Kosovës, Gjeneralmajor Salvatore Farina.

Një ndër pikat e diskutimit ishte çështja e situatës së sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe Forcës së Armatosur të Shqipërisë, bën të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media.

Misioni paqeruajtws po ashtu ka shprehur mirënjohje për kontributin që Shqipëria jep në kuadër të KFOR-it, duke theksuar profesionalizmin dhe vendosmërinë e stafit të oficerëve të Shqipërisë që shërbejnë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG