Ndërlidhjet

Luftime të ashpra midis forcave irakiane të sigurisë dhe fiseve aleate në njërën anë dhe militantëve të Al Kaidës në anën tjetër, janë raportuar në provincën Anbar.

Burimet zyrtare thonë se ato po zhvillohen në pjesë të Ramadit dhe në Albu Bali.

Radio Iraku i Lirë raporton se forcat e sigurisë kanë rrethuar tërësisht fshatin Albu Bali dhe se disa shtëpi janë hedhur në erë.

Në Ramadi, është thënë se ka pasur granatime, bombardime nga ajri dhe shpërthime të makinave bomba.
XS
SM
MD
LG