Ndërlidhjet

Rusia cakton vend për protestat në Soçi


Soçi - foto ilustruese
Soçi - foto ilustruese
Zyrtarët në Soçi të Rusisë kanë caktuar një vend ku njerëzit mund të protestojnë për çështjet që nuk lidhen me Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në këtë qytet muajin e ardhshëm.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Kozak, ka thënë se lokacioni ndodhet në qarkun Khosta të Soçit.

Ai, megjithatë, ka thënë se shpreson që të mos ketë protesta gjatë Olimpiadës, e cila nuk është ngjarje politike.

Rusia ka marrë kritika ndërkombëtare për miratimin e një ligji, i cili ndalon “propagandën homoseksuale” te të miturit.

Disa aktivistë dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për bojkotimin e Lojërave, të cilat do të mbahen nga data 6 deri më 23 shkurt.
XS
SM
MD
LG