Ndërlidhjet

Nju Delhi kërkon largimin e një diplomati amerikan


Devyani Khobragade, diplomatja indiane e dëbuar nga SHBA--ja.
Devyani Khobragade, diplomatja indiane e dëbuar nga SHBA--ja.
Qeveria e Indisë ka kërkuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Nju Delhi që të largojë një zyrtar të saj.

Ky hap pason arrestimin e një zyrtareje konsullore të Indisë në Nju Jork, nën akuzat për mashtrim me viza.

Agjencitë citojnë një zyrtar të qeverisë të ketë thënë se India ka arsye për të besuar se diplomati amerikan ka qenë i përfshirë në rastin që lidhet me Devyani Khobragade.

Kjo e fundit ka arritur të premten në Nju Delhi, pasi është liruar për shkak të imunitetit diplomatik.

Arrestimi i saj muajin e kaluar ka shkaktuar zemërim në Indi, pasi është zbuluar se asaj i është vënë rripi i kontrollit dhe se është vënë në qeli me të pandehur të tjerë.

Khobragade ka paguar lirimin me kusht për 250,000 dollarë.
XS
SM
MD
LG