Ndërlidhjet

SHBA: Tërheqje e vërejtjes për "terrorizëm potencial" në Soçi


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Departamenti amerikan i shtetit u ka tërhequr vërejtjen shtetasve amerikanë për terrorizëm potencial në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi të Rusisë, por tha se nuk ka njohuri për ndonjë kërcënim specifik për qytetarët e Shteteve të Bashkuara.

Në “këshillën për udhëtim”, Departamenti i shtetit ka kërkuar nga amerikanët që të jenë vigjilent për sigurinë e tyre personale në Lojërat Olimpike Dimërore, që fillojnë më 7 shkurt, duke cituar mundësinë e krimeve të vogla, kujdesin joadekuat shëndetësor dhe mungesën e hoteleve.
XS
SM
MD
LG