Ndërlidhjet

Bruksel: Ende pa marrëveshje rreth konstituimit të komunave


Pamje nga Brukseli

Pamje nga Brukseli

Në Bruksel, deri mbrëmë vonë, raportohet se nuk është arritur marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë lidhur me konstituimin e katër komunave me popullatë shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, sepse delegacioni i Kosovës këmbëngulë që inaugurimni të bëhet “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Dren Zeka, anëtar i delegacionit të Kosovës në Bruksel.

Ai ka theksuar se “ky qëndrim është i Bashkimit Evropian dhe kjo është konfirmuar në të gjitha takimet që i kemi pasur me BE-në”.

Burime në Bruksel parashohin që bisedimet shtesë për zgjidhjen e këtij problemi do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG