Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Rritet numri i azilkërkuesve, përfshirë edhe kosovarët


Pamje e një pjese të Berlinit në Gjermani

Pamje e një pjese të Berlinit në Gjermani

Numri i azilkërkuesve në Gjermani, në vitin 2013, ka shënuar rritje prej 64%, duke arritur shifrën prej 127 023, që është më e larta në 14 vitet e fundit, ka njoftuar dje Ministria e brendshme e këtij vendi.

Vendet kryesore të origjinës janë Serbia, Rusia, Siria, Maqedonia, Afganistani, Bosnja, Kosova, Irani, Pakistani dhe Iraku.

“Krahasuar me vendet e tjera të BE-së, Gjermania e ka bindshëm numrin më të madh të azilkërkuesve në vitin 2013”, tha ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizere. Sipas tij, vetëm 14% e kërkesave për azil janë miratuar.

Në Gjermani po shtohen pakënaqësitë lidhur me të drejtat e imigrantëve të rinjë, e veçanërisht të atyre nga shtetet anëtare të BE-së, Rumania dhe Bullgaria, që pretendojnë përfitime për mirëqenie sociale.

Shumë gjermanë janë, poashtu, të frustruar se ata kishin qenë të ngarkuar për pjesën më të madhe të faturës për krizën e euros, raporton agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG