Ndërlidhjet

Ukrainë: Lideri opozitar në spital, pas përleshjeve me policinë


Ish-ministri i brendshëm i Ukrainës Yuriy Lutsenko e merr ndihmën e parë mjekësore pas lëndimit gjatë përleshjeve me policinë
Ish-ministri i brendshëm i Ukrainës Yuriy Lutsenko e merr ndihmën e parë mjekësore pas lëndimit gjatë përleshjeve me policinë
Ish-ministri i brendshëm i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, lider aktual i opozitar në këtë vend, është pranuar në njësinë intensive të një spitali në Kiev, pasi është lënduar në përleshje me policinë speciale.

Bashkëshortja e tij tha se Lutsenko ka pësuar tronditje pasi ishte qëlluar në kokë, sot në orët e para të mëngjesit.

Përleshjet në kryeqytetin Kiev kanë shpërthyer, pasi një gjykatë dje i ka dënuar tre persona me nga gjashtë vjet burg, për akuza lidhur me komplot për ta shkatërruar me eksplodim shtatoren e themeluesit të ish-Bashkimit Sovjetik, Vlladimir Lenin, në vitin 2011.

Raportohet se së paku 10 vetë janë plagosur nga përleshjet.

Në Ukrainë tensionet mbesin të larta prej se presidenti, Viktor Yanukovich, ka refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian.

Ky veprim i tij ka nxitur protestat më të mëdha në këtë vend prej të ashtuauajturit Revolucioni i Portokalltë në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG