Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e mbështet qeverinë e Irakut


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka mbështetur përpjekjet e qeverisë së Irakut për ta rimarrë kontrollin ndaj hapësirave të okupuara nga militantët e ndërlidhur me al-Kaidën.

Në një deklaratë të miratuar mbrëmë, Këshilli i Sigurimit i ka dënuar militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe të Levantit, për marrjen e kontrollit ndaj pjesëve të qyteteve Ramadi dhe Falluxha, në provincën Anbar, javën e kaluar.

Kjo deklaratë u miratua pas raporteve se forcat e sigurisë së Irakut dhe aleatët sunitë fisnorë, e kanë rimarrë kontrollin ndaj disa pjesëve të qytetit Falluxha, pas përleshjeve gjatë ditës së djeshme.

Radio Evropa e Lirë, poashtu, ka raportuar për luftime ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve në lindje të qytetit Ramadi, me ç’rast janë vrarë 22 militantë dhe katër ushtarë irakianë.
XS
SM
MD
LG