Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare të gatshme për të hyrë në Falluxha


Femrat dhe fëmijët duke u larguar nga qyteti Falluxha në Irak

Femrat dhe fëmijët duke u larguar nga qyteti Falluxha në Irak

Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Irakun, raporton se sot ishte një ditë e qetë në provincën perëndimore Anbar në Irak, që ishte skenë e luftimeve aktuale ndërmjet militantëve dhe forcave që e mbështesin qeverinë, por ka theksuar se një lider lokal ka thënë se forcat proqeveritare fisnore po përgatiten të hyjnë në qytetin Falluxha, ku ende mbetet një numër i panjohur i militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën.

Raportet nga Falluxha thonë se civilët vazhdojnë të largohen nga qyteti, që prej javës së kaluar është nën kontrollin e militantëve nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant.

Një zyrtar i Këshillit të Anbarit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se forcat policore dhe ato tribale do të hyjnë në Falluxha gjatë ditës së nesërme.

Qyteti Ramadi, poashtu, pjesërisht është nën kontrollin e militantëve.
XS
SM
MD
LG