Ndërlidhjet

Kerry: Udhëtimi i Sharonit ishte udhëtim i Izraelit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, tha se të gjithë në Shtetet e Bashkuara luten për familjen e Sharonit dhe për popullin e Izraelit, meqë “vendi ynë e ndanë humbjen e juaj dhe e nderon kujtimin e Ariel Sharonit”.

Në deklaratën e zotit Kerry për media, poashtu, theksohet se “udhëtimi i Ariel Sharonit ishte udhëtimi i Izraelit” dhe se “ëndërra e Izraelit ishte qëllim i jetë së tij dhe ai i rrezikoi të gjitha për ta jetuar atë ëndërr”.

Mëtutje, zoti Kerry thekson se “gjatë viteve të tij në politikë, nuk ishte fshehtësi, se kishte kohë kur Shtetet e Bashkuara kishin dallime me të”, por pavarësisht nga kjo, Sharoni “gjithnjë ishte në mënyrë kristalore i qartë për atë se ku qëndron dhe ju e admironit njeriun, i cili ishte i përkushtuar të arrijë siguri dhe mbijetesë të shtetit të hebrenjëve”.

Mëtutje, në deklaratën e John Kerryt theksohet se gjatë viteve të tij finale si kryeministër, ai i kishte befasuar shumë njerëz në synimin e tij për paqe dhe sot, “ne të gjithë e pranojmë këtë, siç kishte vepruar ai, se Izraeli duhet të jetë i fuqishëm për të bërë paqe, dhe kjo paqe do ta bëjë Izraelin, poashtu, më të fuqishëm”.
XS
SM
MD
LG