Ndërlidhjet

Afganistan: Zyrtarët besojnë në siguri gjatë zgjedhjeve


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Zyrtarët e sigurisë në Afganistan kanë shprehur siguri se pothuajse të gjitha vendvotimet në zgjedhjet presidenciale dhe provinciale, që mbahen në muajin prill, do të jenë të sigurta.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Sediq Sediqqi, tha sot se vlerësimi i sigurisë i bërë për zgjedhjet e ardhshme tregon se siguria do të jetë e “garantuar” në 6431 prej gjithsej 6845 vendvotimeve në Afganistan.

Ai theksoi se tashmë po bëhen përpjekje për siguri në 414 vendvotimet.

Talibanët janë kërcënuar për t’i penguar zgjedhjet dhe u kanë tërhequr vërejtjen njerëzve që të mos dalin në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG