Ndërlidhjet

Liderët e botës reagojnë për vdekjen e Sharonit


Ariel Sharon
Ariel Sharon
Liderët botërorë kanë reaguar lidhur me lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, i cili vdiq dje në moshën 85 vjeçare, pasi në gjendje kome i kaloi tetë vjet.

Presidenti amerikan Barack Obama, e ka përshëndetur dedikimin e të ndjerit Sharon për shtetin izraelit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, që parashihet të mbahet nesër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka karakterizuar ish-kryeministrin Ariel Sharon si “patriot izraelit”.

Ngushëllime për vdekjen e Sharonit kanë shprehur edhe presidenti francez Francois Hollande dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.

Qeveria izraelite e krahut të djathtë është shprehur e pikëlluar për ish-liderin e ashpër, i cili ka ndërmarrë invadim ushtarak, ka ndërtuar vendbanime herbeje në tokën e okupuar dhe, përfundimisht, ka vendosur në mënyrë unilaterale për tërheqje të trupave dhe kolonëve nga Rripi i Gazës në vitin 2005.

Grupi palestinez Hamas, nga ana tjetër, ka shpallur se e ka mirëpritur vdekjen e Sharonit, duke e cilësuar atë si “kriminel”.
XS
SM
MD
LG