Ndërlidhjet

Maliki: Kërkohet unitet kombëtar në betejën kundër al-Kaidës


Nuri al-Maliki
Nuri al-Maliki
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar unitet kombëtar në luftën kundër al-Kaidës. Duke folur dje në një tubim politik në kryeqytetin Bagdad, al Maliki i ka hedhur poshtë pohimet se ka motive sektare në aksionet ushtarake në provincën Anbar, e cila dominohet nga sunitët, ku militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, javën e kaluar, kanë marrë nën kontroll pjesë të qyteteve Falluxha dhe Ramadi.

Forcat e Irakut dhe luftëtarët fisnorë aleatë tashmë e kanë rimarrë pjesën më të madhe të të dy qyteteve.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, kanë raportuar se gjendja në Falluxha gjatë ditës së djeshme ishte e qetë.

Një zyrtar shëndetësor në provincën Anbar tha se nga lufta atje janë vrarë së paku 60 vetë, gjatë dy javëve të fundit.

Sipas tij, 43 njerëz janë vrarë në Ramadi dhe 17 në Falluxha, prej se ka shpërthyer dhuna në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG