Ndërlidhjet

logo-print

Libi: U vra një zyrtar i lartë qeveritar


Pamje nga kryeqyteti Tripoli në Libi

Pamje nga kryeqyteti Tripoli në Libi

Zyrtari i lartë qeveritar në Libi, Hassan al-Droui, është vrarë, nga persona të paidentifikuar dhe të armatosur gjatë vizitës në vendlindjen e tij Sirte.

Ai ishte anëtar i Këshillit Tranzicional Kombëtar, që ishte organ politik i kryengritjes, e cila e pat përfunduar sundimin 42 vjeçar të kolonelit Muammar Qaddafi.

I ndjeri Douri ishte nominuar zëvendësministër për industri nga ish-kryeministri i parë, Abdelrahim al-Kib.

Prej shkatërrimit të regjimit autokratik të Qaddafit, Libia është përfshirë nga një dhunë sporadike, me ç’rast janë vrarë zyrtarë të lartë të sigurisë dhe të ushtrisë.
XS
SM
MD
LG