Ndërlidhjet

Drecun: Konstituimi – rrugë për përparim


Pamje nga Mitrovica
Pamje nga Mitrovica
Konstituimi i katër komunave në pjesën veriore të Kosovës është zgjidhje e cila e hapë rrugën për të lëvizur përpara, ka vlerësuar sot kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun.

“Sido që të jetë, kjo është zgjidhje, e cila e hapë rrugën për të shkuar përpara”, tha Drecun për Radio Televizionin e Serbisë dhe shtoi se “duhet të kihet parasysh marrëveshja e Brukselit, e arritur me njohjen e situatës së veçantë në pjesën veriore të Kosovës”.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se nga Prishtina kërkohet sjellje pozitive dhe konstruktive.

“E njejta gjë pritet edhe nga përfaqësuesit e popullit serb, të cilët kanë fituar mandat për të luftuar për interesat e qytetarëve, e veçanërisht për popullin serb dhe interesat e Serbisë në Kosovë”, tha Millovan Drecun.

Sipas tij, me zgjidhjen e mbrëmshme është arritur që formimi i Bashkësisë së komunave serbe të jetë në kornizë të statusit neutral.

Katër komuna në pjesën verore të Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë konstituar mbrëmë vonë, ndërsa këshilltarët dhe kryetarët e komunave i kanë nënshkruar deklaratat solemne, të cilat siç kanë thënë këshilltarët, ishin neutrale ndaj statusit të Kosovës, raporton agjencia Beta.
XS
SM
MD
LG