Ndërlidhjet

Pakistan: Në sulmin kundër politikanit - 6 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Pakistan


Zyrtarët thonë se së paku gjashtë policë janë vrarë nga sulmi i sotëm me bomba, në shënjestër të të cilit ishte Ameer Muqam, këshilltar i kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif.

Shefi lokal i policisë në provincën Khyber, Abdullah Khan, tha se së pari një bomë ishte aktivizuar nga një sulmues vetëvrasës, afër konvojit të zotit Muqam, derisa ai ishte nisur për të marrë pjesë në një tubim politik në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Disa sekonda më vonë, kishte eksploduar një pajisje tjetër.

Zoti Muqam, njëri nga liderët kryesorë të partisë së kryeministrit Nawaz Shaarif, ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Ky ishte sulmi i parë kundër anëtarëve të kësaj partie, prej se ajo e udhëheq qeverinë, prej muajit qershor të vitit të kaluar, megjithqë militantët islamistë i kanë sulmuar aktivistët e partive të tjera politike.
XS
SM
MD
LG