Ndërlidhjet

Irak: Punonjësit qeveritarë kthehen në punë në Ramadi


Qytetarëve të prekur nga luftimet në provincën Anbar në Irak u jepen ndihma

Qytetarëve të prekur nga luftimet në provincën Anbar në Irak u jepen ndihma

Punonjësit e qeverisë së Irakut janë kthyer në punë në qytetin Ramadi, nën kushte të ashpra të sigurisë.

Megjithatë, militantët sot vazhdojnë t’i mbajnë disa pjesë të qytetit, që është kryeqyteti i provincës Anbar. Militantët i mbajnë nën kontroll edhe disa pjesë të qytetit tjetër në këtë provincë, Falluxha.

Këto shenja të stabilizimit në Ramadi ndodhën pasi javën e kaluar, miliantët e ndërlidhur me al-Kaidën e morën kontrollin ndaj disa pjesëve të qyteteve Ramadi dhe Falluxha, ndërsa policia dhe luftëtarët fisnorë aleatë ngadalë realizuan progres në kthimin e kontrollit në lagjet e okupuara.

Një zyrtar shëndetësor në provincën Anbar tha se nga luftimet në këtë rajon, gjatë dy javëve të fundit, janë vrarë së paku 60 vetë.
XS
SM
MD
LG