Ndërlidhjet

Miqtë e Sirisë: Përpjekje për ta bindur opozitën


John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov
John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov
Zyrtarët e lartë nga vendet e grupit “Miqtë e Sirisë” pritet të takohen sot më vonë gjatë ditës në Paris të Francës.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të jenë në mesin e zyrtarëve, që përpiqen t’i bindin forcat opozitare në Siri, në Koalicioni Kombëtar, që të marrin pjesë në bisedimet për paqe, të parapara të mbahen më vonë këtë muaj në Gjenevë të Zvicrës.

Opozita e Sirisë është e ndarë lidhur me pjesëmarrjen në këto bisedime ndërkombëtare, që njihen si Gjeneva II.

Këshilli Kombëtar Sirian e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e vet me garantimet se lideri sirian, Bashar al-Assad, nuk do të luaj rol në të dhe as në çfarëdo qeverie të tranzicionit.

Lideri i këtij këshilli, Ahmad Jarba, ka thënë më parë se është “me arsye i bindur” se opozita do të pajtohet për pjesëmarrje në bisedimet paqësore, duke theksuar se i konsideron ato si opsionin më të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili deri tash janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

Konflikti në Siri shpërtheu në fillim të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG