Ndërlidhjet

Kosovë: MAPL e ka monitoruar procesin e inaugurimit


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës
Komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok, mbrëmë në orët e vona, i kanë mbajtur seancat inauguruese, që kanë dalur nga procesi zgjedhor sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të Kosovës.

Në njoftimin e sotëm theksohet se ministria ka marrë pjesë, sipas detyrës zyrtare në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, në monitorimin e këtij procesi me zyrtarët përkatës, që fizikisht kanë qenë prezentë në këto komuna, ku janë mbajtur seancat inauguruese.

Tash MAPL është duke punuar në përgatitjen e raporteve të monitorimit dhe në pajtim me afatet ligjore, do ta informojë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe paralajmëron se opinioni do të njoftohet me rezultatet e këtij procesi.
XS
SM
MD
LG