Ndërlidhjet

Siri: 697 të vrarë në luftimet ndërmjet grupeve kryengritëse


Luftëtarët kryengritës duke lëvizur në rrugët e qytetit Alepo në Siri
Luftëtarët kryengritës duke lëvizur në rrugët e qytetit Alepo në Siri
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se 697 vetë janë vrarë gjatë luftimeve ndërmjet grupeve kryengritëse në pjesën veriore të Sirisë.

Ky grup monitorues ka njoftuar sot se këto vrasje kanë ndodhur gjatë përleshjeve, që shpërthyen më 3 janar, në provicnat veriore Alepo, Idlib dhe Raqa.

Ndër të vrarët janë 100 civilë, 351 luftëtarë nga grupet kryesore kryengritëse, ndërsa 246 vetë të vrarë janë pjesëtarë të grupeve të ndërlidhura me al-Kaidën, përfshirë Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantin.

Këto dy grupe kanë përvetësuar taktika brutale, përfshirë rrëmbime dhe vrasje të civilëve, dhe për këtë arsye lëvizjet e tjera kryengritëse janë armiqësuar me to.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që mbështetet në rrjetin e aktivistëve në gjithë Sirinë për raportimet e veta, poashtu, ka thënë se “se nuk dihet fati i qindra personave të zënë nga të dy palët”.
XS
SM
MD
LG