Ndërlidhjet

Irak: Nga dy makina–bomba, së paku 13 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Bagdad të Irakut
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Bagdad të Irakut
Zyrtarët e Irakut thonë se dy makina-bomba sot kanë eksploduar në kryeqytetin Bagdad, duke vrarë së paku 13 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi më vdekje prurës ndodhi në terminalin e autobusëve në pjesën qendrore të Bagdadit, nga i cili u vranë së paku 9 vetë.

Policia tha se 16 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi tjetër ndodhi në lagjen veriore Hurriyah në Bagdad, me ç’rast u vranë katër vetë dhe u plagosën 12 të tjerë.
XS
SM
MD
LG