Ndërlidhjet

Ukrainë: Protestë kundër rrahjes së liderit opozitar


Pamje nga protesta e sotme në Kiev
Pamje nga protesta e sotme në Kiev
Dhjetëra mijëra protestues pro-perëndimorë në Ukrainë janë mbledhur në kryeqytetin Kiev, për të demonstruar për shkak të rrahjes së liderit opozitar, Yuriu Lutsenko.

Ky politikan 49 vjeçar, ish-anëtar i qeverisë së dikurshme të udhëhequr nga Yulia Tymoshenko, mbrëmë vonë ishte transferuar nga njësia e kujdesit intensiv në një spital në Kiev, pasi një natë më parë ishte sulmuar nga policia gjatë protestës.

Lideri tjetër opozitar, Vitaly Klitschko, gjatë protestës së sotme tha se dhuna policore kundër demonstruesve tregon për rëndësinë që të vazhdojnë përpjekjet për përmbysjen e administratës së presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar, nuk e nënshkruajti një marrëveshje për afrim me Bashkimin Evropian, por ka ndërmarrë masa për lidhje më të ngushta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG