Ndërlidhjet

Iran: Arrihet marrëveshja për implementim


Pamje e një kapaciteti atomik në Arak të Iranit
Pamje e një kapaciteti atomik në Arak të Iranit
Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur pajtueshmëri për fillimin e marrëveshjes së përkohshme atomike, më 20 të këtij muaji.

Këtë datë e kanë konfirmuar Ministria e jashtme e Iranit, Shtëpia e Bardhë dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Zonja Ashton tha se palët do të kërkojnë nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, për ta verifikuar implementimin e marrëveshjes.

Zyrtarët e BE-së dhe ata iranianë u takuan në Gjenevë të enjten dhe të premten për të punuar në detajet e mbetura praktike të implementimit të marrëveshjes së arritur më 24 nëntor të vitit të ardhshëm, me të cilën Irani është pajtuar ta ndalë aktivitetin atomik në këmbim për zbutje të sanksioneve perëndimore.

Presidenti amerikan, Barack Obama, në një deklaratë tha se ai “nuk kishte iluzione” se sa e vështirë do të ishte arritja e zgjidhjes gjithëpërfshirëse. Por, ai ka theksuar se do ta shfrytëzoj veton “për çfarëdo legjislacioni për sanksione të reja gjatë negociatave”.
XS
SM
MD
LG