Ndërlidhjet

logo-print

Nisën “bllokada e Bangkokut” kundër qeverisë


Ilustrim

Ilustrim

Janë bllokuar kryeqëzimet kryesore në kryeqytetin e Tajlandës të hënën, pas nisjes së fushatës “Bangkoku i bllokuar” në përpjekje për të detyruar kryeministren në detyrë Yingluck Shinavatra që të jap dorëheqje.

Lideri i protestës Suthep Thaugsuban po i prin marshit të dhjeta mijëra njerëzve, që janë nisur nga baza e Lëvizjes Demokratike në perëndim të Bangkokut, e deri në qendër të kryeqytetit në rrugët Ratchaprasong dhe Sukhumvit.

“Ne po bëjmë vet grusht-shtetin tonë, grusht-shtetin popullor”, tha Suthep.

“Nuk na nevojitet ushtria, por ne i bëjmë thirrje të gjithë shërbyesve civil, përfshirë edhe ushtrinë dhe policinë, që të na bashkëngjitet”, shtoi ai.

Suthep, i cili drejton Komitetit Demokratik Popullor të Reformave (PDRC), ka drejtuar protestat masive në Bangkok që nga nëntori i vitit të kaluar, për të detyar kryeministren Yingluckdhe kabinetin e saj që të dorëhiqen, dhe hapin rrugë për një qeveri kalimtare deri në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG