Ndërlidhjet

Mbi 1500 koreano-verior ikën në jug më 2013


Ilustim

Ilustim

Më se 1,500 shtetas të Koresë së Veriut kanë ikur për në Korenë e Jugut vitin e shkuar, përkundër goditjeve të Pyongyang-ut që të godit migracionin ilegal, njoftuan të hënën autoritetet në Seul.

Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut tha se 1,516 verior janë rehatuar në Korenë e Jugut gjatë vitit 2013, që është një shifër pak më e lartë sesa një vit më parë kur ishin 1,502.

Shumica nga të larguarit janë femra, me gjithsej 76% të numrit të përgjithsëm, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Sipas qeverisë në Seul, Koreja e Jugut është tani streh për 26,124 koreano-verior.
XS
SM
MD
LG