Ndërlidhjet

logo-print

Sunduesi i Dubait fton për t'i lehtësuar sanksionet Iranit


Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum (Ilustrim)

Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum (Ilustrim)

Sundimtari i Dubait i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’a liroj Iranin nga disa sanksione, njoftojnë mediet ndërkombëtare.

I pyetur gjatë një interviste për BBC, nëse është koha që t’i hiqen sanksionet Iranit, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është po ashtu kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, i tha televizionit britanik:

"Mendoj se po...Irani e kemi fqinj, dhe ne nuk duam kurrfarë problemesh”, tha ai.

Shumica e tregtisë ndërmjet të Iranit dhe fqinjëve të tij në Gjirit Arab, shkon përmes Dubait, që është shtëpi e dhjetëra mijëra iranianëve, dhe një nga shtatë emiratet që i përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një marrëveshje e lidhur ndërmjet të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që ka për qëllim hapjen e rrugës për zgjidhjen e ambicjeve bërthamore të Teheranit, do të hyjë në fuqi më 20 janar, kanë njoftuar të dielën, ministria e jashtme iraniane dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG