Ndërlidhjet

logo-print

13 vdesin nga përmbytjet në Filipine


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në jug të Filipineve, njoftoi të hënën agjencia shtetërore për ndihmë në raste fatkeqësie.

Rreth 132 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në 10 krahina, të rajonit jugor Mindanao, tha zëdhënësi i agjencisë për ndihmë në raste fatkeqësie.

Sipas tij, pesë njerëz vdiqën nga rrëshqitja e dheut në krahinën Davao Oriental, kurse dy të tjerë vdiqën nga ujërat e lumenjve të fryrë.

Ndërkaq në Luginën Compostela, gjashtë veta po ashtu kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut.
XS
SM
MD
LG