Ndërlidhjet

logo-print

Sauditët dënojnë me vdekje militantin e Al-Kaidas


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë saudite ka dënuar sot me vdekje një militant të Al-Kaidas, ndërsa ka burgosur 10 të tjerë, për rastin e vrasjes së gjashtë shtetasve të huaj dhe një polici, njoftojnë mediet shtëtore.

Të pandehurit, shtatë prej të cilëve janë vëllezër, u dënuan pse ndihmuan sulmuesit e kompanisë amerikane në portin veri-perëndimor në Yanbu.

Në këtë sulm u vrarë dy amerikan, dy britanik, një australian, një kanadez, dhe një saudit, shkruan agjencia SPA.

I pandehuri, i cili u dënua me vdekje, është gjetur fajtor për ndërtimin e mjetit shpërthyes që u përdor në këtë sulm, dhe për trajnim të disa anëtarëve të grupit militant, që u vranë gjatë aksionit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve.

Të pandehurit e tjerë, u dënuan me nga 3 dhe 12 vjet burgim.

Procesi gjyqësor kundër këtij grupi militantësh të Al-Kaidas, ka nisur në maj të vitit 2011, ndërsa të akuzuar ishin edhe katër të tjerë, që u vranë gjatë operacionit në Yanbu.
XS
SM
MD
LG