Ndërlidhjet

Sulmi me mortaja vret 19 veta në Homs


Ilustrim

Ilustrim

Mediet shtetërore siriane dhe aktivistët anti-qeveritar në Siri, tonë se sulmet me mortaja kanë lënë të vdekur të paktën 19 persona në qendër të qytetit Homs.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, shkruan sot se mortajat kanë shpërthyer në lagjet pro-qeveritare Ghouta dhe Karm al-Shami.

Për këtë sulm, mediet siriane, fajësojnë “terroristët”, që është një terminologji që përdoret nga qeveria për të përshkruar ata kryengritës që janë kundër presidentit Bashar al-Assad.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se aktivistët e saj në terren po ashtu raportojnë për këto sulme në Homs.

Lufta në Siri ka shkaktuar vdekjen e më se 120 mijë njerëzve, që kur ajo shpërtheu në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG