Ndërlidhjet

Sisi duhet të mbetet në ushtri, thotë kryeministri arab


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, shteti i të cilit është ndër përkrahësit më të mëdhenj të Egjiptit pas përmbysjes së presidentit Mohammed Morsi, tha sot se shefi i ushtrisë egjiptiane e ka më mirë të qëndroj në forcat e armatosura, sesa të garoj për president të shtetit.

Gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, i cili rrëzoi nga pushteti Morsin pas protestave masive kundër tij në korrik të vitit të shkuar, ka dhënë shenja të shtunën se e ka ndërmend që të garojë për postin presidencial.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë shumë skeptike për Vëllazërinë Myslimane, prandaj edhe kanë përkrahur Sisin, dhe kanë derdh miliarda dollarë për të mbështetur ekonominë e kërcënuar të Egjiptit, që prej rrëzimit të Morsit.

Por Sheikh Mohammed, i cili është po ashtu edhe sundues i Dubait, tha të hënën në një intervistë për BBC se Sisi, pa dashur të jap më shumë hollësi, e ka më mirë të rri në ushtri.

“Shpresoj se ai do të rri në ushtri, dhe që dikush tjetër të garoj për president”, tha Sheikh Mohammed, për të shtuar se Egjipti është më mirë prej rrëzimit të Mohammed Morsi.
XS
SM
MD
LG