Ndërlidhjet

Indi: Kapet çifti që torturonte pastruesen 11 vjeçe


Ilustrim
Ilustrim
Policia indiane ka arrestuar një tregtar për torturim të pastrueses së tij 11 vjeçe, pasi e detyronte të hante speca të djegës, të cilët ia fërkonin edhe për trupi, njoftoi të hënën një zyrtar i forcave të rendit në Mumbai.

38 vjeçari, Sarjil Ansari, është arrestuar ndërsa gruaja e tij Farhat po merret në pyetje, për të kuptuar roli i saj në këtë incident, që u raportua në qarkun Thane, një paralagje të Mumbait.

Çifti kishte blerë vajzën në shtetin verior Uttar Pradesh për 15,000 rupi (200 euro), nga prindërit e vajzës në vitin 2012, me pretekstin se e mitura do të ketë kujdes dhe arsimim më të mirë.

“Çifti ka torturuar dhe rrahur vajzën rregullisht. E mitura ankohet se është detyruar me dhunë të hajë speca të djegës, dhe se çifti e maltretonte duke iu fërkuar trupin me speca të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Familja shpesh kishte ngritur volumin e muzikës, në mënyrë që fqinjët të mos i dëgjojnë ofshamet e vajzës ose ndihmën që kërkonte me aq ngulm”, shton komunikata.

Mediet lokale kanë raportuar se çifti indian fërkonte specat për organet gjenitale të vajzës, por policia thotë të mos jetë e njoftuar për këto akuza.
XS
SM
MD
LG