Ndërlidhjet

Jakshiq: Vendimi i Pantiqit, mundësi për serbët


Ilustrim
Ilustrim
Deputeti i Partisë Demokratike Serbe Marko Jakshiq tha sot se vendimi i kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut Kërstimir Pantiq që të mos betohet në postin e tij, është një mundësi e ofruar për serbët që të vazhdojnë luftën për mbijetesën e tyre në Kosovë.

Sipas Jakshiq, vendimi i Pantiqit, po dëshmon edhe se politika e qeverisë së Serbisë karshi Kosovës, po ‘çahet’.

"Ky vendim i shkon për shtati serbëve, dhe palës serbe. Kjo tregon se politika të cilën po e udhëheq [Alleksandar] Vullin për Kosovën, është e pasinqertë dhe i dëmton interesat nacionale të Serbisë”, ka thënë Jakshiq për agjencinë Beta.

“E tërë politika [e Beogradit karshi Kosovës] është poshtëruese dhe ka nisur të çahet gjithandej”, ka shtuar ai.

Jakshiq thotë se Pantiqi e ka kuptuar se zgjedhjet lokale në Kosovë, nuk ishin neutrale ndaj statusit, andaj i ka bërë thirrje Beogradit, gjegjësisht Kuvendit të Serbisë që të thirrin zgjedhje lokale për Kosovën, e jo presidentja Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG