Ndërlidhjet

Luftimet në Jemenin verior vranë 200 veta


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën 210 persona janë vrarë gjatë dy muajve sa po zgjasin luftimet ndërmjet të shiitëve dhe sunive salafi në veri të Jemenit, tha një zëdhënës salafi të hënën.

Trazirat në këtë vend shpërthyen më 30 tetor, kur kryengritësit Houthi që kontrollojnë shumicën e territorit të krahinës veriore Saada, akuzuan Salafit në qytetin Damaj, se po rekrutojnë mijëra luftëtarë nga jashtë për t’i sulmuar ata.

Salafit mohuan akuzat, ndërsa thanë se të huajt ishin student, që duan të thellojnë njohurinë e tyre për fejën islame.

Zëdhënësi i Salafive, Surour al-Wadi'i, tha se numri i të vdekurve nga pala Salafie është ngritur në 210 persona, ndërsa të plagosur janë 620 për këtë periudhë dy mujore.

Nga ana e Houthis, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për numrin e viktimave.

Rivaliteti sektarian në Damaj, ka dëmtuar në masë të madhe përpjekjet disa vjeçare të pajtimit në Jemen, që si shtet është strehim për Al-Shabab, njërin nga krahët më aktiv të Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG