Ndërlidhjet

Izraeli do të ndal në çdo mënyrë krjimin e një Irani nuklear


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Tel Avivi zyrtar do të veprojë në çdo mënyrë të mundshme për të parandaluar Iranin që të armatos veten me armë bërthamore.

Shefi i qeverisë hebreje e dha këtë deklaratë gjatë fjalimit të tij në kujtim të kryeministrit të ndjerë Ariel Sharon.

Netanyahu e quajti Sharonin si “njeri praktik, një “pragmatist”, dhe një prej liderëve më të mëdhenj ushtarak dhe politik të Izraelit.

“Unë nuk jam pajtuar gjithnjë me Arielin, si dhe ai njashtu, por kur ai shërbeu në qeverinë time, dhe unë qeverinë e tij, kemi punuar ngushtë për hir të sigurisë dhe ekonomisë së Izraelit”, tha Netanyahu.

Ariel Sharon pritet të varroset sot me nderimet më të larta ushtarake.
XS
SM
MD
LG