Ndërlidhjet

Astronautët në hapësirë marrin dhuratat e Krishtlindjeve


Ilustrim

Ilustrim

Gjashtë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë marrë më në fund dhuratat për Krishtlindje.

Anijes private, të mbushur me 1,360 kg sende ushqimore dhe pajisje, si dhe me dhurata nga familjarët, i është dashur një muaj kohë për të arritur Stacionin.

Ajo paraqet furnizimin e parë privat, i cili është bërë në bazë të një kontrate me Agjencinë Amerikane të Hapësirës – NASA – dhe kap vlerën e 1.9 miliard dollarëve.

Ekuipazhi aktual i Stacionit përfshin dy astronautë amerikanë, tre rusë dhe një japonez.
XS
SM
MD
LG