Ndërlidhjet

HRW publikon udhëzim kritik për Soçin


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka publikuar një udhëzim për gazetarët që do të mbulojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.

Udhëzimi nënvizon rreziqet e mbulimit dhe shkeljet e gjera të të drejtave të njeriut, që, siç thuhet, janë në kundërshtim me vlerat e karakterit olimpik.

HRW thekson se derisa Qeveria ruse shpreson të rrisë imazhin e vendit, shkeljet e të drejtave të njeriut kanë dëmtuar përgatitjet olimpike, me burgosje të paligjshme dhe dëbim të punëtorëve migrantë.

Organizata po ashtu vë në pah “stuhinë e kritikave” për ligjin rus, i cili dënon propagandën homoseksuale te të miturit.
XS
SM
MD
LG