Ndërlidhjet

Varroset Ariel Sharoni


Jerusalem, 13 janar 2014.
Jerusalem, 13 janar 2014.
Ish-kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është varrosur në fermën e familjes së tij në jug të Izraelit.

Sharon ka vdekur të shtunën në moshën 85-vjeçare, pas tetë vjetësh në komë.

Personalitete nga 21 vende, kryesisht nga Evropa, kanë marrë pjesë në funeral.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkura, Joe Biden, ka thënë se Sharon ka qenë një njeri, “ylli udhëzues” i të cilit ishte siguria dhe mbijetesa e shtetit izraelit.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka thënë se Sharon nuk ka pushuar kurrë në mbrojtjen e vendit të tij.

Ndërsa, sipas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “kontributi unik i Sharonit në sigurinë e Izraelit është gdhendur në faqet e historisë së popullit izraelit”.
XS
SM
MD
LG