Ndërlidhjet

Ban: Iraku të trajtojë shkakun e dhunës


Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje autoriteteve irakiane që të trajtojnë shkakun kryesor të rritjes së dhunës.

Ai ka thënë se duhet të ketë “kohezion politik, kohezion social dhe dialog gjithëpërfshirës politik”.

Ban i ka bërë këto komente në Bagdad, ku pritet të takojë kryeministrin Nuri al-Maliki dhe ministrin e Jashtëm, Hoshyar Zebari.

Situata në Sirinë fqinje pritet po ashtu të diskutohet.

Vizita e Banit ndodh derisa në provincën Anbar të Irakut po zhvillohet një betejë e përgjakshme midis forcave të sigurisë dhe fiseve antiqeveritare, të lidhura me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG