Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Dialogu vazhdon më 28 janar


Kryeministri serb, Ivica Daçiq.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë më 28 janar.

“Me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, jemi marrë vesh që dialogu të vazhdojë më 28 janar”, ka thënë Daçiq, raporton B92.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës, të paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Duhet të gjejmë kompromis, nuk duhet ta izolojmë veten”, ka thënë Daçiq.
XS
SM
MD
LG