Ndërlidhjet

Gjendet një granatë në Rrugën e Tiranës në Prishtinë


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Të hënën në ora 08:40, Policia e Kosovës ka marrë një informacion lidhur me prezencën e një mjeti shpërthyes në Rrugën e Tiranës në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut dhe parandaluar ndonjë shpërthim eventual.

Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësia e specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese.

“Kontrolli i detajuar i vendngjarjes ka rezultuar me gjetjen e mjetit shpërthyes, granatë minahedhësi, e cila në ora 11:15, në mënyrë të kontrolluar nga njësitet e FSK-së, është tërhequr nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG