Ndërlidhjet

logo-print

Ministrja suedeze e sportit bojkoton hapjen e Soçit 2014


Soçi

Soçi

Ministrja suedeze e sportit, Lena Adelson Lilerot, ka thënë se, për arsye politike, nuk do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, më 7 shkurt.

Duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, ajo ka thënë se do të qëndrojë në Soçi për mbështetje personale të sportistëve suedezë.

Adelson Lilerot e ka cilësuar hapjen solemne të Olimpiadës si “ekspozitë propaganduese” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Shumë pyetje janë pa përgjigje në lidhje me shpenzimet në Lojërat Olimpike dhe ndikimin e tyre në mjedis, ka thënë ministrja suedeze.
XS
SM
MD
LG